Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është përplasur gjatë seancës së sotme të Kuvendit me deputetët e Vetëvendosjes në lidhje me Demarkacionin.
Përplasja ka ardhur pasi deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi kërkoi nga Veseli që të thërras tryezë në Kuvend për të diskutuar për këtë çështje dhe pasi Veseli premtoi se do ta bëjë një gjë të tillë, transmeton arbresh.info.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetëve të VV-së të cilët kanë thënë se këto debate janë të kota.
Veseli ua kthen deputetëve të VV-së duke u thënë se ata nuk janë gardianët e Kosovës dhe se nuk ka asgjë që u jep atyre privilegje të flasin për Demarkacionin më shumë se të tjerët.
“A ju jeni gardianët, qka ju jep juve më shumë privilegje me folë më shumë për Demarkacionin. Bash nuk ju intereson Demarkacioni hiq po vetëm Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa”, u shpreh Veseli, transmeton arbresh.info.
Ndërkaq, kryetari i VV-së, Visar Ymeri përqeshi Veselin duke i thënë se ka bërë gjithçka që ta bëjë Hashim Thaçin president në mënyrë që t’i zinte vendin në parti.
“Kadri Veseli ka bërë qmos që ta qoj Thaçin në presidencë se s’ja lshojke vendin me u ba kryetar në parti përndryshe Thaçi se lshojke pozitën”, tha Ymeri./arbresh.info.
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin