Qindra serbë pritet që sot të vijnë në Kosovë për të kremtuar festën e “Vidovdan”-it, që do të mbahet në Gazimestan, pak kilometra larg Prishtinës. Me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat lidhur me këtë aktivitet.
Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha ka konfirmuar për “Indeksonline” se Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore lidhur me aktivitetet dhe manifestimet tradicionale religjioze ortodokse të festës së ‘Vidovdanit’ ka ndërmarr të gjitha veprimet paraprake. Ai thotë se organet e sigurisë kanë bërë planifikimet e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë gjatë zhvillimit apo mbajtjes së aktiviteteve manifestuese.
“Duke pas parasysh të drejtën e secilit qytetar për tubime apo manifestime publike sipas ligjeve në fuqi, Polica e Kosovës gjithnjë ka qenë e përkushtuar dhe vazhdon të jet e pregaditur për realizimin e kompetencave të saj ligjore”, ka thënë ai.
Ndërsa, Hoxha lidhur me këtë kontekst thotë se është bërë planifikime relevante në funksion të mbajtjes së rendit dhe sigurisë publike, garantimit të lirisë së lëvizjes së lire, shprehjes së lirë për të gjithë qytetarët, menaxhimin dhe kontrolli i nevojshëm në trafikun rrugor si dhe zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë