Shoqata e strip artistëve ‘xhennetcomics’ hap konkursin për festivalin e 13-të radhës, i cili do të mbahet në Prizren duke filluar nga sot e deri më 31 korrik, me temë “Diaspora në kornizë të portreteve”.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se në këtë festival janë të ftuar të gjithë artistë që kanë përvojë në vizatim të portreteve si nga Kosova ashtu edhe nga vendet tjera, ku portreti më i mirë i vizatuar do të shpërblehet me plaketën “Ura e gurit”dhe me diplomë.
“Edicioni i 13-të dedikohet posaçërisht për bashkatdhetarët tanë si dhe vizitorëve të qytetit piktoresk Prizrenin, ku pos ekspozitës do të demonstrohet edhe vizatimi i portreteve nga artistët botërorë. Ky edicion vie pas suksesit të festivalit të vitit të kaluar ku për 4 ditë janë vizatuar 260 portrete dhe me po aq interesim të madh të kërkuesve për realizimin e portreteve”, thuhet në njoftim.
Përveç kësaj, synim i këtij edicioni është të krijojë dhe zhvillojë këtë lojë të artit përmes bashkëpunimit me organizata të tjera botërore.
“Si pjesë e festivalit do të do të jenë prezen t edhe drejtori i Organizatës të karikaturistëve botërore “DonChickoute” nga Gjermania zotëri Erdogan Karayel, si dhe do të shfaqet ekspozita botërore “Quo Vadis Europe” me rreth 60 punime”, thuhet më tej në njoftim.
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...