Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me përfaqësues të rreth 60 shteteve nga e mbarë bota, mori pjesë në ceremoninë historike të inaugurimit të zgjerimit të Kanalit të Panamasë.
Gjatë kësaj ceremonie, presidenti Thaçi ka takuar disa kryetarë shtetesh, si dhe përfaqësues të disa prej shteteve pjesëmarrësve në këtë inaugurim, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Ishte një mundësi e mirë e një komunikimi në një vend për t’u takuar me shumë presidentë, ministra të jashtëm, kryeministra të vendeve të ndryshme të botës, por ishte edhe një mundësi gjithashtu jashtëzakonisht e mirë dhe zhvillova bisedë shumë të hapur me mbretin e Spanjës”, ka thënë Thaçi për televizionin publik.
“Mendoj se është një frymë optimiste dhe shpresëdhënëse që të lëvizet drejt një akceptimi më të shpejtë për Republikën e Kosovës edhe prej atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por edhe në veçanti të mbështetjes së Kosovës për t’u anëtarësuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare”, ka deklaruar Thaçi.
Pjesëmarrja e Kosovës në një ceremoni të tillë, sipas Thaçit, është një dëshmi se shteti i Kosovës po trajtohet barabar me të gjitha shtetet e botës.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...