Hetimet rreth pastrimit të listave për veteranët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, do të jenë në të drejtën e Zyrës së Prokurorit të Shtetit.
Këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, thotë se është çështje e Prokurorisë të vendosë se si dhe çfarë do të ndërmarrë për këtë çështje.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se Qeveria është përgjegjëse për fyerjen e listave dhe se ajo duhet t’i pastrojë ato.
Të enjten, kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, ka kërkuar nga prokuroritë kompetente fillimin e grumbullimit të informatave për nisjen e hetimeve mbi keqpërdorimet e mundshme në listat e veteranëve të UÇK-së. /Tribuna Channel/
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë