Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se është momenti i fundit që të fuqizohemi si komb.
“Kjo është mënyra e vetme që të mbijetojmë dhe të kemi një ushtri që të mbrojmë kufijtë edhe historikisht pretendimet e Serbisë”, ka thënë ajo.
Ajo ka folur edhe për pllakatin që ajo bashkë me disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur rreth vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi ku shkruan, “Mirë se vini në Kosovë:.
“Duhet të jemi një komb i fuqishëm dhe kjo është arsyeja se pse pllaka e ka stemën e Kosovës dhe konsiderojmë që kufijtë më së miri mund të ruhen nën flamurin kombëtar. Flamuri i Kosovës e ka vendin e vet po ai kombëtar nuk i pengon askujt”, shtoi ajo.
Kadaj-Bujupi ka thënë se gjithçka që po ndodhë në rajon dhe Evropë kërkojnë që populli i Kosovës të jetë më i bashkuar se kurrë.
“Flamuri dhe stema e Kosovës e kanë vendin e vet, mirëpo flamuri kombëtar e përfaqëson kombin, nuk konsiderohet që flamuri kombëtar paraqet ndonjë pengesë dhe është roja më e mirë”, tha Kadaj-Bujupi./KlanKosova/
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...