Misioni i OSBE-së së bashku me Policinë e Kosovës do të mbaj konferencë dy ditore për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, që do të filloj nesër në Prishtinë.
Konferenca do t’i bashkojë përfaqësuesit e agjencive të zbatimit të ligjit, bashkësitë fetare, shoqërinë civile dhe mediat, ku do të shqyrtohen qasjet multidisiplinare në adresimin e kërcënimeve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në Kosovë.
Sipas një njoftimi të OSBE-së, pjesëmarrësit do të shtjellojnë edhe masat e ndërmarra deri më tani për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ata.
Majori Fatos Makolli, drejtor i drejtorisë kundër terrorizmit pranë Policisë së Kosovës dhe Naim Hoxha, këshilltar për Krim të Organizuar pranë Misionit të OSBE-së në Kosovë, do t’i paraqesin fjalët hyrëse.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...