Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka fajësuar kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin Hashim Thaçi për lejim të realizimit të projekteve serbe në Kosovë.
Berisha ka thënë se me këtë veprim këta dy udhëheqës po nënçmojnë historinë.
Ky është postimi i plotë i deputetit Berisha;
Vendosjen e shtatores së ‘Car Llazarit’ në Mitrovic, ndërtimi i “’Luginës Diellit’ ku janë të parapara të ndërtohen rreth 300 shtëpi të serbëve në një sipërfaqe prej 24.5 hektarësh në komunën e Zveçani është vazhdimsi e projektit famkeq serbë ,,Zajednica,, i cili po realizohet si rezultat i marrveshjeve me Serbin të kolabracionistëve H.Thaqi the I.Mustafa. Njeri presidnt dhe tjetri kryeministës paraqesin ofendimin më të rënd që ndonjeher i është bër Kosovës gjat historis. Realizimi i projektit serbë që ekzistojn nga koha e Qubriloviqit me bekimin edhe të shqipfolsve Hashim e Isa duhet të prek ndergjegjen e cdo shpitari dhe përfundimisht të reagoijn sa nuk është bë von. Heshtja nënkupton pajtim me realitetin e hidhur që po krijohet në Kosovë, realitet i cili e ven në pikpytje gjith sakrificën ndër breza që kan bë shiptarët deri te lufta e lavdishme e UÇK-së.
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...
Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një ...
Një i burgosur gjendet i vdekur në qelinë e tij në Burgun e ...