​Edhe një veturë e vjedhur në Prishtinë

20:50 | 26 Qershor 2016
M. A.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë është vjedhur një veturë.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima mashkull shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij civile me targa vendore.

“Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale