Përveç të nxehtit sot edhe breshër

16:57 | 26 Qershor 2016
M. A.

Derisa në pothuajse gjithë territorin e vendit po mbizotërojnë temperaturat e larta nuk po ndodhë edhe në fshatin Studenicë të komunës së Istogut.

Banorët e këtij fshati sot kanë pasur edhe momente freskie që i ka sjell shiu i përcjell me një breshër të pazakontë për temperaturat e larta që po shënojnë sot.

Breshëri i cili ka rënë sot rreth orës 12:30, në këtë fshat ka zgjatur rreth 5 minuta,e përveç freskisë që ka sjell, KosovaPress merr vesh se ka shkaktuar edhe dëme të vogla bujqësore.

Shpërndaje në rrjete sociale