Menjëherë pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Rumanisë në ndeshjen e fundit të Grupit A, Edi Rama u premtoi lojtarëve pasaporta diplomatike
Darka që kryeministri Edi Rama kishte përgatitur për futbollistët e kombëtares shqiptare pas kthimit nga Franca, aty ku përfunduan ëndrrën Evropiane, duket se është kthyer në një ‘arenë’ batutash.
Në media ka filluar të qarkullojë batuta me Ansi Agollin e Odise Roshin. Mbrojtësi Agolli ironizoi me kryeministrin kur i tha atij që të mos shkojë më në stadium për të ndjekur Kombëtaren pasi sjell ters.
Sipas citynews, batuta me Roshin ka qenë pak më e fortë, pasi Rama e ka quajtur mbështetës të Partisë Socialiste, gjë që nuk i ka pëlqyer futbollistit.
Rama i është drejtuar Roshit me fjalët: Le të vijë Odise Roshi, futbollisti i dalë nga akademia e Flamurtarit dhe një mbështetës i Partisë Socialiste.
“Faleminderit kryeministër, por unë nuk jam socialist. Unë jam me Partinë Demokratike”, iu është drejtuar Roshi kryeministrit.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...