Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë të ditur se i është bërë ftesa që të jetë mysafir nderi në pritjen e Ditës së Pavarësisë në Amerikë me datën 4 korrik.
Gjithashtu Thaçi është shprehur i nderuar për takimin e tij me zëvendës Presidentin Biden dhe gruan e tij të cilët sipas tij janë miq të Kosovës, dhe Kosova nuk i harron miqtë, transmeton Indeksonline.
Ky është postim i plotë nga Thaçi:
Gjatë qëndrimit në Panama, morra ftesën nga Ambasadori i këtushëm amerikan John Feeley, të jem mysafir nderi në pritjen e Ditës së Pavarësisë (4th of July).
Pata nderin të takohem me zonjën Biden e cila u falënderua për emërimin e një rruge kosovare me emrin e djalit të saj të ndjerë. Zëvendës Presidenti Biden dhe gruaja e tij janë miq të Kosovës dhe Kosova nuk i harron miqtë.
Në pritje bashkëbisedova edhe me Presidentin e Panamasë Juan Carlos Varela me të cilin do të kem edhe takime gjatë hapjes së kanalit të ri të Panamasë. Pata biseda edhe me kongresmenë amerikanë, ministra vendorë dhe pjesëtarë të korit diplomatik dhe ushtarak në Panama.
E veçanta e kësaj pritjeje amerikane ishte se organizohej në port, fare pranë luftanijes amerikane, simbol i dedikimit amerikan për mbrojtjen e botës së lirë. HTH
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...