Me vendim të prokurorit janë lënë në liri sipas procedurës së rregullt dy personat e ndaluar nga Policia në lidhje me vdekjen para tre ditësh të SH.C. nga Obiliqi, i cili vdiq si pasojë e kontaktit me rrymë teksa ishte duke punuar.
Këtë informatë për KALLXO.com e ka dhënë avokati Asdren Hoxha mbrojtës i të dyshuarit F.SH.
“F.SH. dhe T.D. me vendim te prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Kështu çështja vazhdon të hetohet por pa masë të sigurisë. Kjo ngase viktima nga pakujdesia e tij ka prekur telat e rrymës dhe kjo nuk mundet të bjerë në përgjegjësi të punëdhënësit. Përgjegjësia është vetëm për mjetet e punës. Ata janë të dyshuar edhe vazhdojnë të dyshohen për veprën penale asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, tha Hoxha.
Avokati thekoi se kjo vdekje ishte një fatkeqësi dhe aksident dhe, sipas tij, nuk mund të konsiderohet përgjegjësi e punëkryesit.
“Që në fillim kam shprehur mendimin tim që punëkryesit nuk janë përgjegjës për humbjen e jetës. Humbja e jetës fatkeqësisht ishte aksident. Jeta ka humbur si pasojë e kontaktit të viktimës me tela të rrymës të tensionit të lartë që kalonin aty ku punohej. Pra, punëkryerësi nuk është përgjegjës për tela apo për pronë publike të KEK-ut”, vlerësoi Hoxha.
Fjala e plotë e Ministrit Konjufca në Këshillin e Sigurimit ...
Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët ...
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta
Paralajmëron Trump: Nëse bisedimet dështojnë, pasojat për Ir...