Haziri, fillimisht në këtë ceremoni, ka uruar shkrimtarin Shaip Beqiri, për të cilin tha se ka dhënë kontribut të madh në lëmin e letërsisë, derisa ka qenë miku më i ngushtë i shkrimtarit të famshëm gjilanas, Beqir Musliu, transmeton Koha.net.
Haziri, gjithashtu, ka ndarë pak moment të kujtimit për njeriun e letrave shqipe, Beqir Musliun, i cili sipas tij ishte i lidhur ngushtë me Gjilanin dhe zhvillimet kulturore, shoqërore e letrare.
“Beqa, për të gjithë ne që kishim rastin ta njohim sadopak, freskohemi me kujtimet e një njeriu të përkushtuar, të sinqertë dhe të lidhur me zhvillimin letrar, kulturor e shoqëror të Gjilanit. Kisha rastin, si i ri që të rritem afër këtij njeriu me virtyte të larta, i cili së bashku edhe me shumë të tjerë, ishin njerëzit kryesor të kulturës. Beqa mbetet edhe më tutje i pavlerësuar në nivelin që ne presim. Ky çmim, ky titull, Gjilanit, Kosovës dhe shqiptarëve u bënë nderë kudo që jetojnë”, ka thënë kryetari Haziri, duke potencuar mungesën e cila vërehet përditë e më shumë edhe pas 20 vjet të ndarjes nga jeta.
Ndërsa, fituesi i çmimit “Beqir Musliu”, Shaip Beqiri, ka falënderuar Hazirin për çmimin, duke thënë se ky është një nderë i madh për të, meqë e kishte mikun më të mirë të jetës shkrimtarin e famshëm gjilanas, Beqir Musliu.
Në emër të jurisë, Nexhat Rexha, ka bërë arsyetuar vlerësimin për shkrimtarin Beqiri. Ndërsa në këtë ceremoni janë deklamuar poezi nga njerëzit e artit dhe autorë të ndryshëm të cilët ishin prezent sikur që është mbajtur një fjalë rasti edhe nga Adademik Ali Aliu, i cili fituesin e çmimit letrar, e ka vlerësuar lartë për nivelin e lartë të përkushtimit në veprat e tij, ndërsa për Beqir Musliun thotë se ishte njeriu i cili sakrifikonte çdo gjë, për zhvillimin dhe ecjen e artit dhe letërsisë përpara, “është nderë dhe krenari të takojmë qoftë edhe vetëm një pjesë të vogël të shkrimeve të Beqir Musliut”.
Ndryshe, fituesi është përzgjedhur nga juria e konkursit letrar “Beqir Musliu”, në përbërje Nexhat Rexha, Albina Idrizi, Hasan Bunjaku, Ramadan Mehmeti e Sadete Tërnava Osmani.
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...
Lajçaku përfshin Gjukanoviqin në dosjet e Epsteinit
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...