Lëvizja Vetëvendosje i ka shprehur ngushëllime familjes Mramori për humbjen e dy fëmijëve në tragjedinë e sotme që ndodhi në lagjen Kolovicë të Prishtinës.
Vetëvendosje, që udhëheq me kryeqytetin, thotë se nuk mund të përshkruaj me fjalë tronditjet që ka përjetuar me këtë rast.
“Humbja tragjike e jetëve të Florentës dhe Florentit të vogël është ngjarje e rëndë që ka prekur thellë të gjithë qytetarët e Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen Mramori e cila sot përjetoi këtë tragjedi kaq të rëndë. Është e vështirë që të përshkruhet me fjalë tronditja me këtë rast, dhe krejt çka mund të bëjmë në këto momente është të ndajmë sado pak dhimbjen me familjen Mramori”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Vetëvendosjes.
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...