Banori i lagjes Kolovica në Prishtinë, Sylejman Krasniqi, ka treguar se si ka ndihmuar për t’i nxjerrë nga gropa me ujë dy fëmijët që humbën jetën sot në lagjen Kolovica.
Krasniqi tha se uji në gropën e hapur për të nxjerrë zhavorr nga një kompani ndërtimi është i thellë nga dy metra.
Ai thotë se i ka asistuar një polici dhe një banori tjetër të lagjes në përpjekjet për t’i nxjerrë trupat nga pusi.
“E kam dëgju një bërtimë të vogël dhe kam ardhë këtu. Bërtima ka qenë e një vajze të vogël”, tha Sylejman Krasniqi.
Ai thotë se kanë hyrë dy- tri herë në gropën me ujë për t’i gjetur trupat meqë nuk kanë mundur t’i gjejnë trupat e fëmijëve.
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...