Drejtuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” i kanë ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët që edhe këtë vit të votojnë për Aeroportin e Prishtinës, për tu renditur në mesin e më të mirëve në Evropë.
Zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara ka shkruar në një status në rrjetin social Facebook se beson që me votat e qytetarëve, aeroporti do të arrij të radhitet në mesin e aeroporteve më të mira evropiane.
“Ne me të gjitha përpjekjet kemi radhitur edhe aeroportin tonë në mesin e aeroporteve më të mira evropiane dhe këtu aeroportet fqinje as që janë në listë! Vitin e kaluar kemi fituar vendin e dytë pikërisht me votat tuaja dhe ne me krenari shohim këtë emër në listë. Por këtë vit përsëri besojmë se ju do të votoni sepse fitorja varet vetëm nga votat tuaja dhe nga asgjë tjetër”, ka shkruar Gara.
Për të votuar klikoni në këtë link: http://www.worldtravelawards.com/register
Kurti: Kushtetuta, garancia jonë për demokraci dhe të ardhme...
Kryeministri i Libanit kërkon mbështetjen e Pakistanit për n...
ShBA-ja në KS të OKB-së: UNMIK-u ka arritur në fund të rrugë...
Ylli i Barcelonës vendosi një rekord të padëshiruar në ndesh...
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!