Kryetari Veseli organizoi pritje në Mitrovicë për pjesëmarrësit e Takimit Ndërkombëtar të Lidershipit
Veseli: Përkushtimi ynë për paqe, solidaritet dhe bashkëpunim, është shembull për rajonin dhe më gjerë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Mitrovicë, ka organizuar pritje të veçantë për pjesëmarrësit e Takimit Ndërkombëtar të Lidershipit, i cili është mbajtur në Prishtinë, me prezencë të rreth 250 përfaqësuesve nga të gjitha kontinentet.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryetari Veseli e konsideroi qëndrimin e tyre disaditor në Kosovë dhe Takimin Ndërkombëtar të Lidershipit si mundësi të shkëlqyera për të forcuar lidhjet midis popujve dhe për të rritur besimin ndaj njëri-tjetrin.
“Përkushtimi ynë për paqe, solidaritet dhe bashkëpunim, është shembull për rajonin dhe më gjerë. Më shumë se kurrë, na duhet bashkëpunimi mes njerëzve dhe popujve, i ndërtuar mbi parimin e barazisë dhe respektit të ndërsjellë”, theksoi kryetari Veseli.
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...