Demarkacioni me Malin e Zi po vazhdon të jetë temë diskutimi. Ky kusht për liberalizimin e vizave po kërkohet që të rishikohet për shkak të pasigurisë që sjellë te qytetarët.
Deputeti Sadri Ferati ka bërë thirrje që të ketë një debat për demarkacioni, i cili do të sqaronte hapat e mëtutjeshëm, çoftë edhe për ndonjë rishikim të nevojshëm.
Kurse, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kada-Bujupi ka thënë se para se të ndodhte ndonjë rishikim, do të duhej që marrëveshja aktuale me Malin e Zi të anulohet dhe Hashim Thaçi të jap llogari për dëmet që i ka shkaktuar vendit.
Për ndonjë rishikim të mundshëm, do të duhej të ndodhë më së paku deri më 15 korrik, pasi sipas burimeve të RTK-së, legjislativi do të nis pushimet në muajin e ardhshëm.
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...