Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua sot me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga shefi i Misionit për Kosovën, Jacques Miniane.
Gjatë takimit, u bisedua për progresin e Kosovës në ekonomi, për stabilitetin buxhetor dhe financiar, si dhe arritjet e tjera evidente në zhvillimin ekonomik, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu Kryeministri Mustafa e njoftoi për rezultatet e reformave fiskale, stabilitetin financiar dhe për treguesit pozitiv në të gjitha fushat e ekonomisë.
Duke e falënderuar për përkrahjen e deritashme, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar bashkëpunimin me FMN-në dhe mbarëvajtjen e programit të Kosovës me FMN-në, në funksion të avancimit të progresit ekonomik.
Shefi i Misionit të FMN-së në Kosovë, Jacques Miniane, vlerësoi rezultatet e arritura nga Qeveria në zhvillimin ekomomik, duke iu referuar të gjithë treguesve në këtë drejtim.
Gjatë takimit, u bisedua edhe për nevojën e adresimit brenda parametrave, të çështjes së pagesave për veteranët, si çështje e rëndësishme për stabilitetin e mëtejshëm buxhetor dhe financiar të vendit, por edhe si kusht i vazhdimit të programit me FMN-në, thuhet në një komunikatë për media.
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...