Futbollisti i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, po kalon momentet e verës në pushime me miq të tij dhe të dashurën e tij Alisën.
Këtë e ka konfirmuar vet futbollisti në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, duke mohuar se ai ka një aferë me Afërditën.
Ai thotë se është në lidhje me Alisën dhe është i lumtur me të dashurën e tij, teksa potencon se Afërdita ishte e ftuar nga një prej miqve të tij dhe thjesht ishte prezente aty.
“Unë jam në pushime me shoqërinë time, ndërsa ajo vajza, Afërdita Dreshaj, ka qenë e ftuar nga një mik i imi”.
“Nuk po mundem të kuptoj si shkruajnë kështu pa më pyetur mua. S’kam asgjë me atë vajzë, jam në një lidhje me të dashurën time Alisën dhe kjo është e tëra”, u shpreh Gjimshiti për Telegrafin.
Gjimshiti nuk u ftua nga De Biasi në Euro 2016, kështu që ai vendosi të gjej kohë për vete dhe të pushojë, para fillimit të sezonit të ri ku ai pritet të hyjë fuqishëm.
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...