Ambasada e Shqipërisë ka organizuar aktivitete kulturore-artistike të dielën në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, një orë para fillimit të ndeshjes sportive, e cila do të zhvillohet në kuadër të kampionatit Evropian-2016, ndërmjet kombëtares së Shqipërisë dhe Rumanisë.
Në kuadër të këtij aktiviteti në kryeqytet do të marrin pjesë klube dhe grupe artistike nga Shqipëria dhe këngëtarë të mirënjohur kosovarë.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, theksoi se me këtë organizim do të krijohet një atmosferë festive për të dhënë një mbështetje të madhe ekipit nga Shqipëria.
“Ambasada e Shqipërisë në bashkëpunim me “Kd events”, organizojnëaktivitet kulturor paraprakisht për lojën sportive. Kështu nesër mbrëma në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë do të vijnë disa figura emblematike, sa patriotike, aq edhe kulturore. Do të vijë klubi artistik i Vlorës, grupi polifonik këngëtarë, grupi i parodistëve, grupi nga Kukësi i valltarëve, grupi i valltarësh nga Tropoja. Spektakli do të hapet me një këngë të bukur të Ilir Shaqirit, natyrisht d o të jetë prezent edhe këngëtarja nga Pogradeci, Ermira Babaliu. Të gjitha këto të krijojnë një atmosferë festive”, tha Minxhozi.
Minxhozi uron të ketë pjesëmarrës në këtë eveniment kulturor nga qytetarë dhe sportdashës kosovarë në sheshin “Skënderbeu”, duke besuar se do të shpërblehet me rezultat të favorshëm kombëtarja nga Shqipëria.
“Urojmë të kemi një pjesëmarrje të publiku dhe njerëzve të sportit dhe jo sportit për të ndjekur këtë eveniment kaq të rëndësishëm që besoi se do të shpërblehet me rezultat të mirë”, theksoi ambasadori Minxhozi.
Këso lloj aktivitetesh kulturore ishin organizuar nga ambasada në Prishtinë edhe për dy ndeshjet e kaluara që janë zhvilluar nga kombëtarja në Kampionatin Evropian-2016 në Francë.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja