Në Prishtinë të martën më 21 qershor do të mbahet një koncert për ta shënuar “Festën e Muzikës”.
Kjo gjë është bërë e mundur nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, Aleancën Franceze, Culture for All – Phase III dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të gjithë të interesuarit do të mund të dëgjojnë muzikë nga ora 10:00 deri në mesnatë në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Ky organizim bëhet në partneritet me krijuesit dhe interpretuesit vendorë dhe të huaj të cilët do të ftohet të performojnë zhanre të ndryshme të muzikës.
“Fête de la Musique” e njohur si “Dita Botërore e Muzikës”, është festival vjetor i muzikës që zhvillohet në mbarë botën më datë 21 qershor, në ditën e parë të verës. Kjo festë ka fillua në vitin 1982 nga Ministri Francez i Kulturës Jack Lang. Tani ka filluar të behet festë tradicionale edhe në Prishtinë.
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray