Ministri Ferid Agani ka marrë sinjale nga kryeministri Isa Mustafa se do të shkarkohet nëse nuk do të japë dorëheqje, pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria për rastin “Stenta”
Ferid Agani është duke e shqyrtuar mundësinë e dorëheqjes nga posti i ministrit të Mjedisit, për t’i shpëtuar shkarkimit të mundshëm nga kryeministri Isa Mustafa, pas ngritjes së aktakuzës ditë më parë nga Prokuroria e Shtetit për rastin “Stenta”.
Agani po akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare si ministër i Shëndetësisë, ku gjatë periudhës kohore 2011-2015, së bashku me 63 persona të tjerë, në lidhje me rastin e njohur “Stentat”, dyshohet se kishin abuzuar mbi 4.5 milionë euro.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, siç bëjnë me dije burime të gazetës “Zëri” i ka thënë Aganit që të shqyrtojë pozicionin e ministrit, për të dhënë dorëheqje.
Në të kundërtën, ai i ka bërë me dije Aganit se do ta shkarkojë. Kjo, pasi Mustafa, ishte marrë vesh të lidhte koalicion qeverisës me PDK-në me kusht që asnjë ministër në kabinet të tij të mos ketë aktakuzë. .(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...
“Një penallti e mohuar dhe një i kuq i munguar” ...
Irani publikon udhëzimet e navigimit për Ngushticën e Hormuz...
Simeone: Barcelona është një nga ekipet që luan futbollin më...