Keni ëndërruar ndonjëherë të ecni mbi ujë? Tanimë mundeni, falë instalacionit të fundit të artistit 80 vjeçar, Christo, – një rrugëkalim pluskues përmes liqenit Iseo në Itali.
Për vetëm disa javë, “The Floating Piers” do të pushojë mbi sipërfaqen e liqenit pikturesk, 62 milje në verilindje të Milanos dhe do të lejojë të gjithë vizitorët të nisen nga Sulzano për në Ishujt e Monte Isola dhe San Paolo, të aksesueshme zakonisht vetëm me varkë.
Për të ndërtuar rrugëkalimin “magjik” janë përdorur kuba polietileni të ngjitur me njëri tjetrin të ankoruar nga zhytësit, dhe një mbështjellje e verdhë e shndritshme.
nstalacioni do të jetë i disponueshëm për të gjithë vizitorët duke filluar nga 18 qershori deri në 3 korrik.

Trump: Forcat amerikane do të qëndrojnë në rajon derisa Iran...
Joseph: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të ishte ...
Moti sot në Shqipëri
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...