Autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian janë pajtuar që Misioni të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) t’i vazhdohet mandati deri më 2018, derisa BE-ja ka ndarë edhe buxhet për këtë mision në Kosovë.
Lidhur me këtë, kanë reaguar organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së duke u shprehur kundër vazhdimit të mandatit të EULEX-it.
Kryetari i kësaj organizate, Smajl Elezaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se nëse i vazhdohet mandati EULEX-it, atëherë ky mision mos të ketë kompetenca ekzekutive.
“Ne si organizatë e veteranëve qysh para katër vitesh kemi kërkuar që EULEX-it t’i ndërpritet mandati. Mirëpo edhe nëse institucionet e Kosovës e parashohin që duhet të qëndrojnë mendoj se duhet ta kishin vetëm rolin e këshilltarit e në asnjë mënyrë të kenë forcë ekzekutive”, ka thënë ai.
I pari i OVL-UÇK-së është shprehur optimist se institucionet e drejtësisë në Kosovë tani duhet të kenë përgjegjësit më të mëdha.
“Ka ardhur koha që drejtësia jonë t’i merr përgjegjësit në shtetin tonë sepse jemi shtet sovran, jemi qe 8 vite shteti i pavarur dhe nuk ka nevojë me pas ndërmjetës gjykata të tjera”, është shprehur Elezaj.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës nëse sot nuk arrijnë që me dy të tretat e votave t’ia vazhdojnë mandatin EULEX-it edhe për dy vjetët e ardhshëm, atëherë ky mision do të mbetet pa kompetenca juridike dhe pa të drejtë të marrë vendime gjyqësore.
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...