Reagim nga kompanitë e trafikut urban në Prishtinë

10:04 | 15 Qershor 2016
M. A.

Dy kompanitë e trafikut urban që operojnë në kryeqytet “Qendra” dhe “Qendra2”, përkatësisht linja 3A, kanë reaguar ndaj artikullit të botuar ditë më parë në Indeksonline me titull “Linja urbane 3A vonon udhëtarët gjatë vikendit”.

Përmes një reagimi, këto dy linja kanë njoftuar se në linjën 3A operojnë dy kompani të ndryshme, ku secila i ka mbi 30punëtorë, e që do të thotë se mbi 60 familje mbahen nga puna e punëtorëve të kësaj linje tash e 10 vite.

Sipas tyre, pjesa më e madhe e tyre kanë punuar edhe me kombibus7 vjet të tjera më herët dhe përvoja e ka bërë të vetën ku çdo punëtor me shumë zell punon këtë punë.

Në reagim dy kompanitë operuese kanë sqaruar punën që e kryejnë tash e 17 vite në trafikun urban në kryeqytet, vonesat e mundshme që mund të ndodhin dhe raportet me qytetarët.

Lexoni reagimin e plotë të dy kompanive “Qendra” dhe “Qendra 2”:

Reagim ndaj një artikulli të shkruar dje (me datë 12.06.2016) në portalin Indeksonline lidhur me mbarëvajtjen e linjës 3A në transportin publik të Prishtinës – sektori privat.

Artikulli në fjalë, protagonist i së cilës ka një person apo banor i lagjes së spitalit Jahir Shala, ku gjithçka ishte shkruar kundër realitetit të punës tonë.

Në linjën 3A operojmë dy kompani të ndryshme, ku secila i ka mbi 30punëtor ,pra mbi 60 familje mbahen nga puna e punëtoreve të kësaj linje tash e 10 vite, ku pjesa më e madhe e tyre kanë punuar edhe me kombibus7 vjet të tjera më herët, dhe lirisht mund të themi se përvoja e ka bërë të veten, ku çdo punëtor me shumë zell punon këtë punë.

Edhe unë si drejtor i firmës “QENDRA2”, udhëtoj shpesh nëpër autobusë në orar të ndryshëm si dhe kolegu i firmës tjetër dhe gjatë bisedës me udhëtaret tanë kemi marr pothuajse lëvdata nga pjesa dërrmuese e  udhëtarëve tanë ,ku i çmojmë si udhëtaret më të moderuar të qytetit, pothuajse kemi krijuar shoqëri me pjesën më të madhe  prej tyre tash e një kohë të gjatë.

Më pak i informuari nga të gjithë këta si  duket është protagonisti i artikullit të djeshëm: Jahir Shala i cili ka disa kërkesa të cilat bien ndesh me kërkesat e 95 përqind të udhëtarëve tanë:

Udhëtari në fjalë thotë se linja është shumë e gjatë,

-Mund ta dëshmoj se shumica e linjave tjera janë më të gjata.

Thotë se autobusët duhet të kalojnë nga rr.Muharrem Fejza ,konviktet, rr,Luan Haradinaj.

-E garantoj se shumica e udhëtarëve tanë ose gati të gjithë e kundërshtojnë këtë madje me kërkesë të tyre e kemi këtë itinerar se pjesa më e madhe e tyre zbresin te Rrethi dhe në Ulpianë.

Thotë se vonohemi për punë dhe në shkollë.

Po të del me kohë te stacion autobusi,nuk mund të vonohet.

-Sepse i kemi nisjet më të shpeshta në qytet të përcaktuara nga Komuna, nisjet fillojnë në ora 6:00 të mëngjesit dhe vazhdojnë çdo 10 minuta, çdo ditë pune dhe autobusi i fundit e përfundon punën në mes 22:50-23:00.

Dhe po ashtu gjate vikendit i mbajmë linjat ndër më të shpeshtat: shtunave çdo 20 min dhe të dielave çdo 30 min duke filluar nga ora 6:00 deri 22:30.

Thotë se gjoja paska biseduar me dikë nga ne për blerje të autobusëve dhe ne i kemi thënë ne nuk kemi kontratë afatgjatë për atë nuk kemi blerë autobusë të rinj.

-Dyshoj se personi në fjalë ose nuk është banor i lagjes ose nuk udhëton me ne fare.

-Qe nga viti i ri 2016 e deri më tani vetëm kompania jonë Qendra 2 i ka blerë 4 autobus të gjithë të importuar nga Gjermania ku deri dje kanë punuar atje ,e besoj që te në mund të përdoren sot dhe nesër për standardin dhe infrastrukturën që e kemi, gjithashtu edhe firma tjetër QENDRA i ka blerë disa autobus të rinj.

Jemi të hapur për kritika ,ka vend për përmirësime për këshilla nga udhëtarët e respektuar, kemi dhënë shumë për të ardhur deri këtu ku jemi, në të gjitha aspektet dhe e mbrojmë me fanatizëm djersën tonë, jo nga udhëtarët tanë sepse jemi një, nuk mundemi pa njeri tjetrin por nga njerëz me prapavijë të interesave të ndryshme klanore.

Dua ta rikujtoj edhe këtë se kur e kemi filluar punën në lagjen e Spitalit ka qenë lagje e paurbanizuar por udhëtarët kanë qenë gjithmonë të shkëlqyer edhe pse në atë kohe ishin pak dhe deri te autobusi vinin me 5kg baltë në këpucë, prapë nuk hynin ne autobus pa i pastruar mirë këpucët, ishin dhe janë me një edukatë të lartë, e me kërkesën  e tyre dhe marrëveshje me Komunën  e zgjatem linjën deri në Mat edhe pse rruga ishe e pa shtruar në asfalt dhe me gropa të shumta, ku kishim prishje të shumta në minibuse, por prapëseprapë kemi qenë afër udhëtarëve tanë.

Nga udhëtarët tanë kemi parë shumë herë brengen e tyre se rruga Muharrem Fejza është dëmtuar mjaft dhe ne e kuptojmë që nuk ka mundësi të rinovohet për shkaqe të njohura (rindërtim i lagjes).

Kjo linje u kanë funksionale edhe kur bora e kishte bllokuar qytetin para disa viteve që nga ora 6 e mëngjesit edhe pse qyteti ka qenë totalisht i bllokuar.

Kemi punuar vazhdimisht edhe nëpër festa të ndryshme dhe deri më tani e kemi notën shumë të lartë e vlerësuar nga udhëtarët tanë.

-I kërkojmë falje udhëtarëve tanë për ndonjë vonesë të mundshme edhe kur nuk jemi fajtor direkt.

Me punëtorët e linjës tonë gjithmonë them se udhëtari ka gjithmonë të drejt edhe atëherë kur nuk  ka prandaj kërkoj falje  Z.Jahir Shala nëse je udhëtar i joni dhe këtë reagim e bëra për hir të njoftimit korrekt.

Jemi te vendosur të përmirësojmë transportin në linjën tonë dhe jemi të gatshëm edhe ta rrisim numrin e nisjeve nëse e kërkojnë organet Komunale të Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale