Një grup studentësh nga Coach University of Essex, në Mbretërinë e Bashkuar vizituan sot Komunën e Prishtinës. Kjo vizitë u realizua me iniciativën e ish Ministrit të Punëve të Jashtme të Maldiveve, Ahmed Shaheed, i cili tani është ligjërues në këtë universitet.
Siç thuhet në komunikatë, studentët i priti në takim nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, i cili i njoftoi ata me historikun dyvjeçar të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit, Shpend Ahmeti në Komunën e Prishtinës.
Ai ju foli studentëve për sfidat në qeverisjen lokale, luftimin e korrupsionit, nepotizmit e informalitetit, rregullimin urbanistik dhe ndërprerjen e ndërtimeve pa leje, si dhe reformat në administratën publike. Studentëve iu prezentua edhe e-kiosku si inovacion teknolgjik, i pari i këtij lloji në regjion.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja