​Sekretariati i Energjisë së KE-së, kërkon pavarësim të KOSTT

13:53 | 14 Qershor 2016
M. A.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë i Komisionit Evropian (KE), ka kërkuar me urgjencë me anë të një shkrese nga Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, të ndryshohen disa amendamente ligjore, ne mënyrë që të jenë në pajtim më kërkesat e Pakos së Tretë të legjislacionit të Bashkimit Evropian (BE) për sektorin e energjisë. Kërkesa kryese e këtij sekretariati ishte që Bordi i KOST të zgjidhet në Kuvend dhe jo përmes emërimeve të Qeverisë.

Kjo u e ditur sot në mbledhjen Komisionit parlamentar për Zhvillime Ekonomik, gjatë shqyrtimit të amendamentit të projektligjit për investimet strategjike të Komisionit për Buxhet dhe Financa. Mirëpo Komisioni për Zhvillim e ka shtyre për mbledhje tjetër harmonizimin e këtij projektligji pasi ju duhen disa konsultime juridike. Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, tha se për shkake të rëndësisë të ligjit duhen konsultime shtesë.

 

“Ne kemi zhvilluar konsultime të caktuar me Komisionin për Buxhet dhe i kemi përafruar qëndrimet. Mirëpo për shkake të rëndësisë të ligjit na duhen edhe disa konsultime shtesë lidhur me këtë çështje dhe posa të përfundojnë ato ta aprovojmë. Krejt qëllimi është që ti arrijmë dy gjëra . Ky ligj të jetë efikas me procedura të shpejta p ër investitorë por njëkohësisht të siguroj transparencën në Kuvend lidhur me vendimet që do të merren për këtë ligj . Në këtë drejtim është duke u harmonizuar ligji për Komisionin për Buxhet dhe akterë të tjerë . Unë besoj që më së largu deri në javën e ardhshme do ta kemi të harmonizuar edhe këtë nen . Pothuajse janë vetëm disa detaje është mbërri përafërsisht njëfarë pëlqimi për tekstin por duhen edhe disa konsultime me juristë për arsye se kemi çështje të ndjeshme . Ju kisha rekomanduar që ta aprovoni këtë konkluzion”, tha Mustafa.

Mustafa , në këtë mbledhje u ka prezantuar kërkesën e Sekretariatit të Energjisë së Komisionit Evropian dhe kërkesat që ky i fundit i ka dërguar Kuvendit. Për këtë Komisioni mbetet që ti rregulloj bazat ligjore në mënyrë që amendamentet e kërkuar për ndryshim të plotësohen. Kërkesat kryesore e këtij sekretariati është që anëtarët e bordit të KOSTT të zgjedhën në Kuvend.

 

“Ne kemi zhvilluar konsultime me këtë sekretariat sa i përket zgjedhjes të bordit të KOST-it për të cilin insistohet që KOST të jetë plotësisht i ndarë nga gjenerimi nga prodhimi edhe në aspektin e mënyrës së zgjedhjes së bordit edhe procedurave për zgjedhjen e bordit . Në ligjin që e kemi dërguar ne në Kuvend propozimi është që procedurën e zhvillon Qeveria apo ministria përkatëse edhe e dërgon një numër kandidatësh në Kuvend për të cilët ne si zakonisht si bëjmë me Agjencitë e pavarura japim mendimet dhe Kuvendi aprovimin”, tha Mustafa.

Për deputetin e LDK-së, Fatmir Rexhepi, këto ndryshime të domosdoshme , nuk kanë dallim me ato që aktualisht aplikohen. Ai e tregoj realitetin se si zgjedhën në baza partiake bordet.

Komisioni mbetet që të punoj në plotësimet dhe ndryshimet ligjore të kërkuara nga Sekretariati për Energji i Komisionit Evropian. Këto ndryshime pritet të dërgohen në seancën plenare të paraparë të mbahet këtë javë.

Shpërndaje në rrjete sociale