I akuzuari kryesor në këtë gjykim Basri Miftari është dënuar me 5 vjet e gjysmë burg, ndërsa Zenel Robelli me një vit burgim efektiv. Përparim Miftari, i akuzuari i tretë për vdekjen e çiklistit Naim Rexhepi, është liruar nga akuzat.
Zijadin Spahiu, gjykatësi i vetëm i këtij procesi, e ka dënuar me 1 vit burg efektiv edhe të akuzuarin tjetër Zenel Robellin, i cili më parë e kishte pranuar fajësinë për veprën penale – dhënie e ndihmës kryesit pas kryerjes së veprës penale.
Robelli dhe i akuzuari i tretë Përparim Miftari janë liruar nga akuza për veprën penale – mosdhënia e ndihmës personit të aksidentuar.
Avokati Flamur Ahmeti, i cili mbron të akuzuarin Zenel Robelli tha për KALLXO.com se verdikti gjyqësor është i knaqshëm.
“Verdikti gjyqësor ishte se për veprën penale për të cilën edhe e ka pranuar fajësinë është dënuar me një vit burgim efektiv, kurse për veprën penale të dytë mosdhënia e ndihmës është liruar nga akuza ashtu siç kemi pretenduar që nga fillimi i seancave gjyqësore ku dhe kemi besuar në pafajësinë për këtë rast, dhe që jemi pjesërisht të knaqur por ndoshta edhe do ta paraqesim një ankesë, në konsultim me klientin e pastaj do vendosim”, tha avokati Flamur Ahmeti.
Ngjarja tragjike për të cilën janë gjykuar në Gjykatën e Kamenicës tre të akuzuarit ka ndodhur në tetor të vitit 2014 në aksin rrugor Shipashnicë e Epërme-Desivojcë.
I akuzuari kryesor në këtë rast, Basri Miftari, akuzohej për tri vepra penale: rrezikim i trafikut publik, mosofrim të ndihmës personit të aksidentuar dhe për falsifikim të dokumentit zyrtar.
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...
Luis Enrique pranë rinovimit me PSG-në, zbulohen detajet e k...
Zjarret në Argjentinë, qeveria shpall gjendje të jashtëzakon...
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bor...
PDK mban sot konferencë për media