Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një ligjëratë publike në “Këshillin Evropian për Punë të Jashtme” (EFCR), ku ka folur për të arriturat dhe sfidat e Kosovës dhe të rajonit në rrugën drejt integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Në një njoftim për media, thuhet se në këtë ligjëratë Thaçi përmendi disa nga sukseset që ka shënuar Kosova së fundi.
“Para 10 viteve, Kosova ende po diskutonte me bashkësinë ndërkombëtare të drejtën për të vendosur vetë për të ardhmen e saj politike. Për vetëm tetë vite si shtet, Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit që tanimë ka filluar të zbatohet. Kemi marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave dhe presim që këtë vit edhe qytetarët e Kosovës, më në fund, të lëvizin të lirë në zonën Schengen. Jemi bërë anëtare e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) të Kongresit Amerikan, pasi kemi përmbushur kritere strikte të reformave në ekonomi, në politikë dhe në drejtësi”, u shpreh presidenti Thaçi.
Duke folur për dialogun, i pari i vendit tha se falë dialogut me Serbinë, janë shënuar suksese edhe në integrimin e pjesës veriore të Kosov ës, ku qytetarët kanë zgjedhur liderët e tyre.
Në ligjëratën e tij në ECFR, presidenti Thaçi tha se komunikimi tani është normalitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe shtoi se tani është koha për një hap të ri, atë të ndërtimit të besimit mes popujve dhe shteteve por edhe ndërmjet rajonit të Ballkanit dhe BE-së.
“Është e rëndësishme që BE të mbetet e angazhuar në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit. Vonesat e BE-së që t’i shtrijë dorën Ballkanit Perëndimor u hapin rrugë ideologjive të tjera, nacionaliste apo fetare”, sqaroi presidenti Thaçi.
Thaçi tha se është me rëndësi që përkundër problemeve që kanë vendet e rajonit, që të gjitha janë të përcaktuara që të bëhen anëtare të BE-së dhe se BE-ja është “motori” i ndryshimeve pozitive në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...
Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenoci...
‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 mi...
Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqe...