Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e anketës së buxhetit të ekonomive familjare për vitin 2015, ku thuhet se konsumi i përgjithshëm në Kosovë në vitin 2015, ishte 2,461 milionë euro, ndërsa për ekonomi familjare 7,503 euro, si dhe për kokë banori 1,432 euro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës, përmes një komunikate për media ka prezantuar rezultatet e dala nga ky publikim, ndërsa, në bazë të studimit konsumi i përgjithshëm në Kosovë në vitin 2015, ishte 2,461 milionë euro, ndërsa për ekonomi familjare 7,503 euro, si dhe për kokë banori 1,432 euro.
“Konsumi ipërgjithshëm në vitin 2015 krahasuar me vitin 2014 ka një rënie të lehtë, ndërsakonsumi për kokë banori ka një rritje 3.3 për qind. Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2015 është shpenzuar në ushqim dhe banim: 43 për qind për ushqim dhe 30 për qind për banim, të konsumit të përgjithshëm. Ndërkohë, që pasojnë shpenzimet për transport, alkool dhe duhan, veshmbathje dhe mobilie me 4 për qind”, thuhet në komunikatë për media.
Sipas ASK, në vitin 2015, krahasuar me dy vitet e mëparshme 2013-2014, ushqimi nga prodhimi vetanak në konsumin e përgjithshëm, ka shënuar një rritje nga 6 për qind sa ishte në vitin 2014, në 7 për qind në 2015.
Gjithashtu, ka një rritje të ushqimit të vetëprodhuar nga ekonomitë familjare për 1 për qind. Konsumi i ushqimit në Kosovë në vitin 2015, sipas rezultateve të ABEF-it, dominohet nga mishi, qumështi, djathi, vezët, buka dhe drithërat, që kontribuojnë më shumë se gjysmën e konsumit të ushqimit (në vlerë).
“Më pas, radhiten perimet dhe pijet joalkoolike. Konsumi i bukës dhe drithërave në vitin 2015 ka pasur një rënie në 17 për qind nga 18 për qind sa ishte në vitin 2014, pra, ka një rënie për 1 për qind”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Në bazë të rezultateve të ABEF-it 2015, vërehet se në Kosovë ka përmirësim të standardit jetësor të popullatës. Gjithashtu ka një zvogëlim të konsumit në ushqim, ndërsa ekziston një rritje të konsumit në komponentët e tjerë, si në rekreacion, etj.
“Burimi më i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare sipas ABEF-it 2015, del të jenë rrogat nga sektori publik dhe ai privat, pastaj pensionet, të hyrat nga biznesi vetanak, si dhe paratë e dërguara nga jashtë, përkatësisht remitencat. Të hyrat nga remitencat kanë pasur një rritje nëse e krahasojmë me vitin 2014, ku në kuadër të burimeve kryesore të të hyrave të ekonomive familjare, remitencat kanë marrë pjesë me 8 për qind, ndërsa në vitin 2015 remitencat kanë marrë pjesë me 9 për qind. Pra, kemi rritje të remitencave për 1% në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014”, thuhet tutje në komunikatë”thuhet në komunikatë.
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...
I paraburgosuri kërcen nga kati i dytë i Pallatit të Drejtës...
Spiropali takon Raporterin e PE: Synimi ynë, mbyllja e kapit...
PDK nesër mban konferencë për media