Lionel Messi mund të bëjë një transferim tronditës në Manchester United pasi sulmuesi argjentinas kërkon siguri rreth të ardhmes së tij në Camp Nou.
Një marrëveshje për 28-vjeçarin, i cili ka shënuar 453 gola brenda 531 ndeshjeve, do të thyej rekordin prej 100 milionë euro që mban Gareth Bale me transferimin në Real Madrid.
Bazuar në ‘Daily Mail’, klubi në Premierë Ligë ka bërë dy përpjekje brenda tri javëve dhe burimet e afërta me Lionel Messin refuzuan për të mohuar një mundësinë për transferim, shkruan portali arbresh.info.
Marrëveshja aktuale e Messit në Camp Nou përfundon në vitin 2018, derisa raportohet që golashënuesi më i mirë në Barcelonë kërkon siguri nëse ai do vazhdojë qëndrimin në klub, ndonëse largimi nga klubi supozohet se mund të ndodhë gjatë edicionit 2017/18./arbresh.info