Komandanti i KFOR-it Francesco Paolo Figliuolo, u takua sot me presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev në kampin Film City në Prishtinë.
Gjatë takimit të tyre, presidenti bullgar dhe Komandanti i KFOR-it, analizuan situatën e sigurisë dhe gjendjen socio-ekonomike si dhe rolin stabilizues të KFOR-it në Kosovë.
Plevneliev shprehu vlerësimin e tij për atë që po bën KFOR-i dhe e siguroi gjeneralin Figliuolo se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë KFOR-in derisa procesi i normalizimit në Kosovë të jetë i pakthyeshëm.
Presidenti konfirmoi gjithashtu vëmendjen e Bullgarisë për të ardhmen e Kosovës nëpërmjet “takimit të 6 të Ballkanit Perëndimor” dhe siguroi se vendi i tij do ta mbështesë zhvillimin e Kosovës në veçanti në infrastrukturë dhe sektorin e energjisë.
Gjenerali Figliuolo falënderoi presidentin për profesionalizmin e shquar të pjesëtarëve të shërbimit bullgar.
“KFOR-i është duke bashkëpunuar me institucionet e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në të gjithë rajonin”, tha komandanti i KFOR-it.
“Ne jemi të vetëdijshëm se jemi në një moment vendimtar, për këtë arsye çdo vendim mbi të ardhmen e KFOR-it do të jetë kusht i bazuar dhe jo i shtyrë nga kalendari.”
Pas takimit Plevneliev u takua me kontingjentin bullgar në shtabin qendror të KFOR-it.
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...