Tenderi për furnizime me materiale për kardiologji i shpallur nga SHSKUK-ja, sipas vendimit të nxjerrë më 1 qershor 2016 është manifestuar me disa shkelje të ligjeve të prokurimit. Kështu, OSHP-ja ka kërkuar që të shtyhet afati për ofertim dhe njëkohësisht të bëhen përmirësimet e dosjes së tenderit.
Gjykata e tenderëve ka rekomanduar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) që të bëjë shtyrjen e afatit për ofertim dhe njëkohësisht të bëj përmirësimet e dosjes së tenderit në pajtim me rekomandimet e ekspertit teknik për aktivitetin e prokurimit “Furnizim me material për kardiologji”, që OSHP-ja i është referuar gabimisht në shkresat zyrtare si “Furnizim me material për kardiokirurgji”.
Kjo, disa javë pasi ekspertët shqyrtues të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik kanë konstatuar se në tenderin për furnizime me materiale kardiologjike, përfshirë edhe stentat, ka pasur shkelje të dispozitave të Ligjit për Prokurimin Publik.
Kjo, pas një ankese që ka shkuar në OSHP nga kompania “KosovaMed”, pak ditë pasi gazeta “Zëri” publikoi një artikull me titull: “QKUK kurdis tenderin për stentat”.
Raportohet se i vdekuri në Veternik ishte kandidat për deput...
Largim i mbeturinave inerte sonte në disa lagje të Prishtinë...
OSBE në Shqipëri: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të sh...
Kurti takoi Apostullin Dr. Eric Kwabena Nyamekye nga Republi...
Macron: Mosmarrëveshja për Grenlandën, thirrje strategjike p...
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...