Kadri Veseli i paknaqur me RTK-në

13:04 | 2 Qershor 2016
M. A.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një konference të jashtëzakonshme për media ka folur edhe për Radio Televizionin e Kosovës.

Ai ka pranuar se në televizionin publik të Kosovës ka ndërhyrje, mirëpo, sipas tij, ato duhet të ndalen.

Madje, Veseli është shprehur i ‘nervozuar’ përflaktin se shpesh herë RTK-ja bën padrejtësi ndaj PDK-së dhe LDK-së. Ai tha se televizioni publik u jep më shumë rëndësi zëdhënësve të partive opozitare se sa nënkryetarëve apo zëdhënësve të dy partive të koalicionit, transmeton Indeksonline

“Kryetari i Kuvendit të Kosovës theksoi se “sa të jetë kryetar Kuvendi dhe kryetar i Partisë Demokratike anjëherë nuk do të lejojë që të bëhet pjesë e pazareve politike për transmetuesin publik, i cili duhet te jete i depolitizuar. RTK do ta ketë mbështetjen e plotë institucionale. Krejt çfarë kërkojmë është profesionalizmi në informim, sepse kjo është edhe interesi i qytetarëve”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeparlamentari kanë thirrur sot një konferencë urgjente lidhur me raportimin për ndryshimet në Qeverinë e Republikës.

Shpërndaje në rrjete sociale