Policia e Kosovës ka njoftuar se tetë persona në Gjilan janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete, pas një mosmarrëveshje për pastrimin e veturës.
Sipas policisë, katër nga të dyshuarit janë në mbajtje, kurse katër të tjerët janë liruar.
“Tetë të dyshuar meshkuj si pasojë e një mosmarrëveshje momentale lidhur me pastrimin e një veture janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor. Me urdhër të prokurorit 4 nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse 4 të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Real Madridi do ta mbyllë çatinë e “Bernabéut”, pavarësisht ...
Rama prezanton portalin e punësimit në sektorin publik: Drit...
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person