Veton Surroi tallet me PDK-në e LDK-në

10:36 | 2 Qershor 2016
M. A.

Publicisti Veton Surroi ka vendosur që të bëjë hajgare me LDK’në, PDK’në dhe regjionin e Malishevës. Pasi që këto dy partia e lëshuan mbledhjen e asamblesë komunale të Prishtinë për dhënien e tokës për Ambasadën e Shqipërisë, Surroi ka thënë se po e trajtojnë Shqipërinë si Malishevën.

Për Surroin, sipas statusit, duket se e trajton Malishevën si një regjion i largët dhe me pak rëndësi dhe e ofendon.

“PDK dhe LDK po e trajtojnë Shqipërinë si Malishevën”

Këtë të marte, Kuvendi i Prishtinës kishte thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për t’i ndarë truall ambasadës së Shqipërisë. Këtë vendim e kanë kundërshtuar LDK dhe PDK duke e lëshuar sallën, sepse sipas tyre, një vit më parë ishte ndarë një vend tjetër për ambasadën shqiptare dhe tani dëshirojnë ta ndërrojnë vendin.

veton_1464855990-4517963

Shpërndaje në rrjete sociale