Shkallë e lartë e dhunës ndaj fëmijëve

08:24 | 2 Qershor 2016
M. A.

Edhe në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në udhëkryqet e Prishtinës janë parë fëmijë duke larë xhamat e veturave apo duke kërkuar lëmoshë. 10,7 për qind e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë përderisa 6,8 për qind punojnë në kushte të rrezikshme. Kurse 61,4 për qind e fëmijëve deri në moshën 14-vjeçare kanë pësuar nga dhuna psikologjike dhe fizike

Ajo nuk e kishte idenë se çfarë dite është 1 Qershori. Posa ndonjë shofer zgjat dorën nga xhami i veturës vogëlushja afrohet me shpejtësi. I falënderohet secilit që mund t’i lërë ndonjë cent për mëshirë.

Vajza 6-vjeçare, e cila prezantohet si Liza, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve qëndronte skaj udhëkryqit tek semaforët afër Fakultetit Teknik.

Aty kërkonte lëmoshë. Për çka do që e pyet ajo rrudh krahët. Nuk pëlqen të flasë me njerëz, pos t’i falënderojë nëse i lënë ndonjë para.

Në semaforët në qendër të Prishtinës një djalosh rreth 14-vjeçar lanë xhamat e veturave. Është kjo një mënyrë nga e cila ai përpiqet të fitojë ndonjë euro, që thotë se i nevojiten për të mbajtur familjen.

Fëmijë si këta shihen çdo ditë udhëkryqeve të Kosovës. Në raste, ata trafikohen. Megjithatë, faktori kryesor që këta fëmijë janë në rrugë është varfëria.

Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, ka thënë se të dhënat e fundit, të cilat institucionet e Kosovës kanë në dispozicion, flasin për një shkallë të varfërisë së fëmijëve në 32,8 për qind në krahasim me 29,7 për qind sa është për popullsinë e përgjithshme…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

Shpërndaje në rrjete sociale