Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave i BE-së nuk do të marrin vendim për heqjen e liberalizimit të vizave për Kosovën deri në vjeshtën e këtij viti. Vlerësohet se pezullimi i vendimit për Turqinë të ketë ndikuar që ky proces të shtyhet për pak muaj edhe për Kosovën. Javën e ardhshme do të diskutohet vetëm për Gjeorgjinë.
Meqë është pezulluar vendimi për liberalizimin e vizave për Turqinë, kjo ka ndikuar që edhe vendimi për heqjen e vizave për Kosovën të shtyhet deri në vjeshtë. Mbetet që javën e ardhshme të diskutohet vetëm për Gjeorgjinë. Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetës “Zëri” nga Brukseli.
Një mundësi e tillë nuk përjashtohet as nga njohësit e këtij procesi, të cilët vonesat procedurale brenda institucioneve të BE-së dhe mungesa e vullnetit politik në këto institucione mund të ndikojnë në shtyrjen e vendimit për heqjen e regjimit të vizave. Madje, anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane konsiderojnë se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet më shumë në lobim te disa vende, të cilat ende hezitojnë ta mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
65 milionë euro që mund të ndryshojnë mbrojtjen e Real Madri...
Begaj pret raportuesin për Shqipërinë në PE: Integrimi evrop...
Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk ...
AIP thirrje për insitucionet edukativo- arsimore – Ku...
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...