Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ka quajtur qesharake që në Konventë është miratuar raporti i punës së partisë për periudhën 2010-2014. Ai gjithashtu hodhi edhe një numër kritikash për punën e këtij Kuvendi.
“Çështja esenciale që duhet të jetë pjesë e debatit është çështja e problemeve themelore me të cilat ndeshet Kosova sot dhe këtu është bërë thjeshtë në një mënyrë të kapërcimit të shpejtë”, është shprehur Sejdiu.
Duke komentuar fjalën e pasardhësit të tij, Sejdiu vlerësoi se Mustafa kritikon të gjithë ata që janë kundër me Partinë Demokratike.
“Ai harron se është tepër e nevojshme që të ketë një metamorfozë tepër të thellë ku do të shpjegohet pse ai ka qenë kritikuesi themelor i lidhjes së koalicionit të tillë, ai ka sulmuar PDK-në, njerëzit e saj, SHIK-un strukturat, është e pamundshme të qeveriset me ta. Sot ishte teza e tij në fjalën e hapjes se nuk bënë në një farë mënyre të krijohet – se punët po shkojnë krejt mirë se gjithçka është ‘ok’”, ka deklaruar Sejdiu.
“Unë them se nuk është gjithçka ‘ok’. Me rëndësi është para lektorëve njerëzit të japin sqarime të mira për metamorfozën, t’i analizojmë problemet dhe të analizohen dy temat që kam insistuar edhe në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.
Pse nuk është biseduar më herët për çështjen e demarkacionit dhe Asociacionit? A është LDK-ja ajo që duhet të shkojë në inercion të proceseve dhe të kemi atë telashe kaq të madhe në institucion gati i paralizuar. Thjesht, me gjithë ato ngjarje që kanë ndodh, asnjëherë nuk e arsyetoj dhunën në mënyrën që është manifestuar, por nuk e pëlqej as kokëfortësinë e numrave në koalicionin qeverisës”, është shprehur Sejdiu.
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...