Në Skënderaj, sot rreth orës 16:00, ka ndodhur një rrahje e therje me thika në mes dy pronarëve të kombibusëve.
Sipas mjekëve kujdestarë në QKMF në Skenderaj, lëndime të renda trupore ka pësuar Xhavit Rizah Syla nga fshati Shtuticë e Drenasit, si dhe tre vëllezërit Ramdan, Naim dhe Hetem Hiti nga Buroja e Skenderajt. Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK në Prishtinë, për trajtim të mëtejmë, raporton koha.net.
Shërbimi Policor i Kosovës në Skënderaj e lokalizuar në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin e këtij konflikti me pasoja trupore.
Ky është rasti i dytë që konflikti rreth linjave të kombibusëve e autobusëve në Skenderaj deri tash, ka përfunduar me një vrasje, si dhe me katër lëndimet e sotme trupore.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë