Disa foto të publikuara në rrjetet sociale ngjallën habinë e qytetarëve.
Bëhet fjalë për arkivol të hapur që gjenden të hedhur pranë varrezave, e në rastin konkret qytetari i kishte hasur në Tufinë (periferi të Tiranës) ku kishte shkuar pranë varrit të gjyshes së tij të ndarë nga jeta.
Në fakt, Express u interesua për këtë situatë, dhe ajo çka mësohet është një detaj interesant.
Arkivolet hidhen prej besimtarëve muslimanë, të cilët të afërmit e tyre nuk i varrosin me arkivol, por me qefinë, një mbështjellë e bardhë në të gjithë trupin e të ndjerit, përfshirë edhe kokën. Trupi i pajetë me qefinë nuk vendoset direkt në dhe, por në disa dërrasa dhe duhet të jetë i kthyer me fytyrë nga Qabeja- vendi i shenjtë i fesë islame që ndodhet në Mekë.
Trupi përcillet me arkivol nga banesa deri tek varrezat, e me kryerjen e lutjes sipas traditës së këtij besimi, trupi nxirret prej arkivolit. Për muslimanët e shumtë që ndodhen në Shqipëri të shohësh arkivole pranë varrezave është fare e zakontë, por nga qytetarët në rrjetet sociale u përcoll me mjaft habi. /Gazeta Express/

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë