40 vite burg për komplotistin e Heathrow

15:13 | 28 Maj 2016
M. A.

Një qytetar britanez, për të cilin prokuroria e Shteteve të Bashkuara ka deklaruar që ka bërë komplot për sulm vetëvrasës me bombë në aeroportin Heathrow, është dënuar me 40 vite burgim në Amerikë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Minh Quang Pham, 33 vjeçar, është dënuar në New York për përkrahje të grupit terrorist al-Qaeda në gadishullin arabik në 2011.

Në janar, Pham, ka kryer tre vepra penale të lidhura me terrorizëm, duke ofruar mbështetje grupit të lartpërmendur.

Ai ka mohuar akuzat që ka pasur për qellim të kryej sulm me bombë.

Pham, paraprakisht me nacionalitet vietnamez dhe që ka jetuar në Londër, është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar në qershor të 2012-tës dhe është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara në shkurt 2015.

Shpërndaje në rrjete sociale