Presidenti i Rusisë, Vlademir Putin, i ka paralajmëruar Rumaninë dhe Poloninë se ato mund ta gjejnë vetën në shënjestrën e raketave ruse sepse janë mikpritëse të elementeve të mburojës raketore të ShBA-së, të cilën Moska e konsideron si kërcënim kundër sigurisë së saj.
Reuters shkruan se Putini i ka bërë paralajmërimet më serioze deri më tani për mburojën rakterore, duke thënë se Moska vazhdimisht e ka thënë se do t’i duhej të marrë masa shpagimi, por që Uashingtoni dhe aleatët e saj i kanë injoruar këto paralajmërime, transmeton Gazeta Express.
Më herët këtë muaj ushtria amerikane – e cila thotë se mburoja raketore është e nevojshme për t’u mbrojtur nga Irani, dhe s’e kërcënon Rusinë – e aktivizoi mburojën raketore në Romani.
Tani, punimet për aktivizimin e mburojës tjetër raketore në Poloni janë në proces.
“E njëjta gjë vlen edhe për Poloninë,” përfundoi ai.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë