24 ditë pas pranimit, UEFA në faqen zyrtare të saj ka vendosur Kosovën si anëtare të plotë, në mesin e anëtarëve të tjerë të kësaj shtëpie.
Kosova u bë anëtare e UEFA-s më 3 maj, duke marrë 28 vota, aq sa duheshin në Kongresin e Budapestit.
Tani Kosova gjendet në mesin e 55 federatave anëtare të UEFA-s, në faqen zyrtare të kësaj të fundit, ndërsa FIFA ka ditë që e ka bërë një gjë të tillë.
Vlen të ceket se Kosova është duke pritur nga UEFA tani që të vendoset në njërin nga grupet kualifikuese për botërorin e Rusisë, si dhe lejimin e skuadrave kosovare për të garuar në garat evropiane./




Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë