​Bashkësia Islame në Drenas dhuron gjak

19:14 | 27 Maj 2016
M. A.

Sot në qytetin e Drenasit u organizua aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut, ku u dhuruan mbi 50 doza gjaku.

Ky organizim është bërë nga Departamenti i të rinjve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

Nga ky aktivitet u mblodhën 56 doza gjaku. Kryetari i Departamentit të rinjve të KBI-së në Drenas, hoxhë Gazmend Mehmeti tha se qëllimi i këtij organizmi ka qenë mbledhja e sa më shumë gjakut duke ditur kërkesat e mëdha që janë.

“Qëllimi i këtij organizimi humanitar është qe te mbledhim sa me shume gjak duke ditur se kërkesat për të në institucionet shëndetësore janë te mëdha”.

“Dhënia e gjakut ka dobi shëndetësore për dhuruesin dhe mund ti shpëtoje jetën një personi qe ka nevoje për të. Falënderoj të gjithë ata qytetarë qe i janë përgjigjur këtij aksioni dhe po ashtu edhe aktivistet e departamentit për punën vullnetare qe kane bere për organizimin e këtij aksioni” u shpreh Mehmeti .

Ndërsa përfaqësues të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut falënderuan organizatorët për këtë aktivitet duke theksuar se organizime të tilla janë shumë të nevojshme./

Shpërndaje në rrjete sociale