Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, se nesër në punimet e kuvendit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nuk do të përsëriten skenat që u panë para disa ditësh, kur Donika Gërvalla u zvarritë nga rojat dhe nuk u la të merrte pjesë në punimet e partisë.
“Ne duhet të jemi të hapur dhe t’i integrojmë të gjithë ata që do të kontribuojnë. Nuk besoj që nesër do të përsëriten skena të tilla”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se rasti me zonjën Gërvalla ishte aksidental dhe për keqardhje.
Haziri ka shpjeguar se nesër do të ketë edhe ndryshim të statutit të partisë dhe do të flitet për detyrat programore të LDK-së në politikat qeverisëse.
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...