Numri i turistëve të huaj që vizituan Turqinë gjatë prillit ka pësuar rënie të dukshme në pothuajse 30 për qind me vizitat që ka pasur në prill të vitit të kaluar.
Kjo ka ndodhur për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe marrëdhënieve të tensionuara me Rusinë, kanë thënë zyrtarët turq, transmeton Indeksonline.
Sipas të dhënave nga Ministria turke e Turizmit, Turqinë, muajin e kaluar e vizituar nga 1.75 milionë turistë të huaj, e cila është më pak në krahasim me prillin e kaluar kur e kanë vizituar 2.43 milion.
Turqia është duke u shqetësuar sepse zhvillim ekonomik atje ka lidhje të madhe me sektorin e turizmit që Turqia e kishte shumë të zhvilluar, poashtu edhe ekonomia ishte tejet e varur nga kjo degë.
Kujtojmë, se Turqia kohën e fundit është goditur nga një seri e shpërthimeve vdekjeprurëse, duke lënë të vdekur disa dhjetëra njerëz, dhe qindra të plagosur.
Gjithashtu edhe mosmarrëveshja me Moskën që nga nëntori i vitit të kaluar është një tjetër arsye pse është ulur numri i vizitorëve nga Rusia.
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...