Kryesuesi i Delegacionit Teknik për bisedime në fushën e sigurimeve dhe Karton të Gjelbër, Rrahim Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook njofton të gjithë bashkatdhetarët, që janë duke punuar intenzivisht për të krijuar një platformë moderne për shtypjen dhe pagesën online të policave kufitare.
Ai ka bërë të ditur se kjo do të hyjë në fuqi nga data 01 korrik 2016.
“Kjo do të jetë një lehtësi shumë e madhe për personat e interesuar për të blerë policën kufitare, sepse në radhë të parë do të kursejë kohën duke shmangur kështu procedurat dhe pritjet e gjata për tu pajisur me polica të sigurimit në kufi”, shkruan mes tjerash Pacolli.
Ai tutje i bën thirrje Këshillit të Byrove që të bëjë një lëvizje pozitive në interes të qytetarëve kosovar, bashkatdhetarëve, dhe të gjithë qytetarëve evropian./Arrbesh.info
Postimi i plotë i z. Pacolli:
Dua të njoftoj bashkëatdhetarët dhe personat tjerë të interesuar për të vizituar Kosovën, se jemi duke punuar intenzivisht për të krijuar një platformë moderne për shtypjen dhe pagesën online të policave kufitare dhe shpresoj qe kjo të jetësohet nga dt 01.07.2016.
Kjo do të jetë një lehtësi shumë e madhe për personat e interesuar për të blerë policën kufitare, sepse në radhë të parë do të kursejë kohën duke shmangur kështu procedurat dhe pritjet e gjata për tu pajisur me polica të sigurimit në kufi.
Kjo platformë do të ju mundësojë bashkëatdhetarëve që të blejnë policën e sigurimit online nga të gjithë telefonat smart në çdo kohë.
Ndjej shumë keqardhje që ende nuk i është mundësuar Kosovës Kartoni i Gjelbër, por kjo nuk është në duart e mia përderisa arsyeja kryesore është më shumë politike sesa teknike.
Pengesë të madhe ka nga shtetet që ende nuk e kanë njohur shtetin tonë, mirëpo unë jam shumë optimist se tani pas rekomandimit pozitiv për liberalizim të vizave dhe pas takimeve që do të kam gjatë muajit Qershor në Bruksel, përfundimisht Këshilli i Byrove do të gjejë zgjidhje të pranueshme për ne.
Kompanitë e Sigurimeve të Kosovës e kanë buxhetin e destinuar për Karton të Gjelbër në vlerë prej 4 milion Euro dhe ky buxhet mund të përdoret si garancë për përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin nga Kartoni i Gjelbeër dhe mund të depozitohet në cilën do nga bankat që do të caktohet nga Këshilli i Byrove, vetëm e vetëm për ta përfshirë edhe Kosovën në të.
Çuditërisht, të gjitha vendet e Ballkanit që nga shpërbërja e Ish Jugosllavisë kanë hyrë në Karton të Gjelbër pa ndarë fare buxhet, ndërsa ne përveë ndarjes së buxhetit i kemi përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme dhe ende nuk e kemi këtë të drejtë kaq elementare siç është Kartoni i Gjelbër, por malltretohemi duke pritur në kufijtë e vendeve evropiane dhe ngarkohemi me pagesa të larta të policave kufitare.
Edhe njëherë po e përseris se Këshilli i Byrove duhet të ndjekë shembujt e mirë dhe prakikat më të mira ( rasti i UEFA dhe FIFA) dhe mos ta kushtëzojë Kosovën me antarësim në OKB pasi qe kjo nuk dihet se sa kohë mund të marrë, ndërkohë që ne mbetemi të diskriminuar.
I bëj thirrje Këshillit të Byrove që të bëjë një lëvizje pozitive në interes të qytetarëve kosovar, bashkëatdhetarëve, dhe të gjithë qytetarëve evropian, e njëkohësisht i siguroj se nuk do të ketë asnjë problem gjatë trajtimit të dëmeve dhe respektimit të afatit të pagesave. Rr.P
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...